Lajme

Limaj: Do ta mbështesim Qeverinë e re për kthimin e stabilitetit dhe normalitetit në vend

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se partia e tij do ta mbështes Qeverinë e re për kthimin e stabilitetit dhe normalitetit në vend.

Pas seancës së Kuvendit, Limaj tha se Kosova është në një moment kritik dhe të rëndësishëm dhe se Qeveria e re po e merr detyrën në kohë shumë të vështira.

“Nëse kthehet në një qeveri misionare do të mbahet në mënd si Qeveri që kthen Kosovën në normalitet e stabilitet që bashkon njerëzit ulë gjakrat. Do të jemi për ta ndihmuar çdo frymë pozitive të unitetit dhe urtësisë”, tha Limaj.

Ai tha se Qeveria e re duhet t’i riparojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Sipas Limajt, nëse kjo qeveri nuk do të jetë në shërbim të vendit, duhet ta përfundojë mandatin.

“Në atë moment kur kjo qeveri nuk është në shërbim të vendit duhet ta përfundojë mandatin, Kosova është në udhëkryq”, shtoi ai./Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19