Ligj për pagat në sektorin publik publikohet në uebfaqen e Gazetës Zyrtare
Ligji për Pagat në sektorin publik ishte dekretuar dje nga Presidentja Vjosa Osmani dhe pritet të hyjë në fuqi nga shkurti, por vlera e koeficientit që përcakton kush sa do të paguhet, ende nuk ishte bërë e ditur.
Nga Qeveria s’është dhënë asnjëherë ndonjë shifër se sa do të jetë vlera, përveçse do të përcaktohet në janar. Edhe vetë Kurti e kishte pranuar në mënyrë indirekte se po vepron kështu që Ligji të mos përfundojë në Kushtetuese, ashtu që tash askush s’e di sa do të paguhet. Sot, Ligj për pagat në sektorin public është publikuar në uebfaqen e Gazetës Zyrtare, në të cilin tregohet se koeficionti do të jetë 2 me 18, ndërsa vlera e tij ende nuk është bërë publike. /Korrespodenti
Për ta parë ligjin e plotë, klikoni KËTU.