Lajme

Liburn Aliu: Sulm masiv mbi Lëvizjen, nga të gjitha anët godasin Hashimët, Kadritë e Molliqët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka reaguar pas dëshmisë që ka dhënë sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Hashim Thaçi, për rastin e “Syrit të Popullit, përmes të cilës ka implikuar themeluesin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe Glauk Konjfucën.



Aliu ka thënë se sulme ndaj VV’së po bëjnë edhe ish-bashkëpartiakët, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj.

“Sulm masiv mbi Lëvizjen. Sa po munden nga të gjitha anët godasin, Hashimët, Kadritë, Shpendët, Batonët e Molliqët. Herë përmes portaleve e herë drejtpërdrejtë”, ka shkruar në reagimin e tij Liburn Aliu.

Sipas tij këto sulme ndaj Vetëvendosjes po vijnë, pasi që dikush dëshiron të falë territorin e Kosovës.

“E paskan vendosë me dhanë territor si duket. Kot e kanë, nuk do të munden. Lëvizja Vetëvendosje vetëm po rritet”, ka thënë ndër të tjera Glauk Konjufca.


Thaçi gjatë dëshmisë në Gjykatën Themelore kishte thënë se e mbështet ndjekjen dhe dënimin maksimal të këtyre njerëzve, siç i ka quajtur ai “kërcënues dhe vrasës të njerëzve të pafajshëm”.

Për shkrimet e Murat Jasharit, i pari i vendit ka thënë se kanë qenë të orkestruara nga Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja.

“Shkrimet e Murat Jasharit kanë qenë të orkestruar nga Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Sadri Ramabaja”, ka deklaruar Thaçi.

Loading...