Lajme

Lëvizja Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbrie Nagavci e ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së thirrjeve të presidentit Thaçi për të mos i zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi, gjatë javës së kaluar, u kishte bërë thirrje qytetarëve që të shpërfillin masat e ndërmarra nga Qeveria, ditën kur u mor vendimi për shkak të pandemisë së koronavirusit

Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundërkushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As Policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundërkkushtetues të Qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, kishte thënë Thaçi.

Shkaku i kësaj, LVV të marten ka kërkuar që Kushtetuesja ta vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit Thaçi.

Sapo dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e vlerësimit të kushtetutshmërisë së veprimit të presidentit më 23 mars, gjatë konferencës së tij, kur bëri thirrje për rezistencë qytetare, për moszbatim të vendimit të Qeverisë”, u ka thënë gazetarëve nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e LVV-së, Arbrie Nagavci.