Lajme

Lëvizja përfundimtare e një njeriu të dëshpëruar,” çfarë do të ndodhte nëse Putini përdor armë bërthamore

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi të mërkurën në mëngjes mobilizimin e pjesshëm të qytetarëve në luftë. Ndërsa mbante një fjalim për qytetarët, ai përmendi po ashtu se “regjimi i Kievit ka në plan të përdorë armë bërthamorë” dhe se Rusisë, sipas tij, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të reagojë.

Megjithatë, është vetë Rusia ajo që nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve taktike bërthamore.

Lexo edhe: Nga ashpërsimi i dënimit për dezertimin te dhuna e kërcënimet, çfarë nënkupton plani i Putinit për mobilizimin e rusëve

Vetë presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje dy ditë më parë liderit rus që të mos e mendojë të përdorë armë taktike nukleare apo kimike, pasi jo vetëm që pasojat do të ishin të rënda për vetë Rusinë, por ajo gjithashtu ajo që do të ndodhte do të ishte një ndryshim i “fytyrës së luftës”, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Frika që Rusia mund të shkojë në përdorimin e armëve taktike bërthamore vjen pasi pushtuesi po përballet me rrethana të pavaforshme në Ukrainë. Sipas ekspertëve, edhe nëse shkon në këtë lëvizje ekstreme, Rusia me shumë gjasa mund të përdorë një raketë të vogël bërthamore.

Por pasojat do të ishin shumë të vështira për t’u parashikuar, dhe ka shumë të ngjarë që ato do të ishin shumë të pafavorshme për Rusinë. Si fillim, sulmi bërthamor i Rusisë nuk do të shihej si një shenjë fuqie, por më tepër si një shenjë dobësie ekstreme; si një lëvizje përfundimtare, e dëshpëruar.

Pa harruar këtu se NATO do të ndihej e detyruar të reagonte ndaj sulmit bërthamor të Rusisë dhe të vendoste një qëndrim edhe më të fuqishëm kundër Kremlinit. /abcnews.al/