Lajme

Lëvizja e çuditshme e Haki Abazit, paralajmëron një konferencë për media si deputet

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka paralajmëruar se në fund të javës, do të mbajë një konferencë lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet e tij për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi.

“Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

Ai ka njoftuar se konferencën do ta mbajë në pozitën e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare. Abazi për fund ka shtuar se uron që deri të premten të përmbyllet debati për pagat. “Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet”.

Kujtojmë se mos ekzekutimi i pagave për muajin shtator për grevistët ka nxitur reagime të shumta, teksa kundër këtij vendimi janë shprehur edhe disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i Haki Abazit i plotë:

Të nderuar miq, gazetarë dhe të dashur qytetarë:
Në kuadër të intensifikimit të punës dhe angazhimeve në kryerjen e obligimeve si deputet, ju njoftoj:

Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare, do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Këtë të Premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin.

Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet. Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet.