Lajme

Letra emocionuese e infermieres që braktisi Kosovën: Nuk e kam të lehtë ta lë vendin për të cilin babai derdhi gjak

Adelina Elshani, është infermierja e radhës që e braktisi Kosovën për shkak se pas diplomimit nuk gjeti një vend të qëndrueshëm pune.

Në letrën përmes të cilës ka treguar përvojat e saj në Kosovë, pas përfundimit të Fakultetit të Infermierisë, ajo ka shkruar se do ta vazhdojë jetën në një vend më të sigurt për jetë, me më shumë mundësi për punë dhe me një të ardhme më të mirë.

“Nuk e kam aspak të lehtë ta lë vendin për të cilin babai im luftoi e derdhi gjak, ta lë NËNËN dhe familjen, ta lë shoqërinë, kujtimet e bukura të fëmijërisë, ëndrrat dhe shpresat. Por nuk kam zgjidhje tjetër”, shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo ka premtuar se prapë do të kthehet në Kosovë, me shpresë se vendlindjen e saj do ta gjejë pa korrupsion e një vend ku asnjë i ri nuk do të largohet.

“Unë do të vij te ti prapë Kosovë, por shpresoj që kur të vij, ti të jesh më ndryshe; pa korrupsion, e ndërtuar dhe mbi të gjitha; dua që asnjë i ri të mos largohet më nga ti duke i drejtuar sytë nga perëndimi dhe duke e parë mundësi pune e jete çdo vend tjetër, përveç teje…Do të më mungosh Kosovë! Do të më mungoni njerëz të dashur, me shpresë që do të vijnë ditë të mira”, shkruan më tutje Adelina


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?