Lajme

Lavdie Rexhepi: Ishte fare lehtë të tregojmë për nevojën që Ramush Haradinaj të bëhet President i Kosovës

Kandidatja e AAK’së për deputete, Lavdie Rexhepi, përmes një postimi në profilin e saj në facebook, ka shkruar se ka qenë fare lehtë të tregojmë për rëndësinë dhe nevojën që Ramush Haradinaj të bëhet President i Kosovës.

“Tani i mbetet sovranit të vendosë se kush duhet të qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Me një tubim madhështor në Prishtinë, sot përmbyllëm fushatën zgjedhore. Aleanca dhe kandidatët për deputetë, kanë bërë një fushatë jashtëzakonisht të qetë dhe demokratike.

Ani pse në rrethana të reja dhe me shumë kufizime për shkak të pandemisë, kemi arritë knaqshëm të shpalosim programin tonë zgjedhor. Po ashtu, ishte fare e lehtë të tregojmë për rëndësinë dhe nevojën që Ramush Haradinaj të bëhet President i Kosovës, sepse qytetarët janë shumë të vetëdijshëm për sfidat që e presin vendin tonë.

Tani i mbetet sovranit të vendosë se kush duhet të qeverisë vendin në mandatin e ardhshëm. Shpresojmë që edhe e diela të shkoj sikur fushata, pa asnjë incident që mund ta prishë procesin zgjedhor.
Dilni në votime sa më shumë dhe të gjithë̈, sepse rëndësia e këtyre zgjedhjeve është shumë e madhe.

#AAK135✅
#ForcaeKosovës
#RamushiPresident
#LavdieRexhepi101✅


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?