Lajme

Latifi: Sulmet e Vetëvendosjes çojnë në diktaturë, duhet të luftojmë për liri

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka shkruar mbi çështjen e polarizimit të shoqërisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e cila përmes gjuhës së urrejtjes po sulmon qytetarë të thjeshtë, gazetarë, juristë, analistë, politikanë kundërshtarë, e media.

Latifi ka nënkuptuar se kjo rrugë e nisur nga Vetëvendosje çon në diktaturë.

“Diktaturat, laike apo fetare qofshin, nisin nga sulmi mbi lirinë e shprehjes.” – shkruan ai.

Më tej, z.Latifi shton se një skenar ë tillë është përsëritur shumë herë gjatë historisë dhe se duhet të bëhet luftë për të mbrojtur lirinë e shprehjes, përcjell Periskopi.

Vetëm në javën e fundit qindra e mijëra njerëz në rrjete sociale janë bërë viktimë e dhunës verbale nga ana e mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo që po ndodh në vitet e fundit nuk është parë asnjëherë tjetër në Kosovën e pasluftës.

Periskopi në një artikull të mëparshëm tregoi se si militantë të Vetëvendosjes, përfshirë të vëllain e deputetes Fitore Pacolli, po nxisnin njerëz që të sulmonin Isa Mustafën – kryetarin e LDK-së.

Më poshtë keni statusin e plotë të tij në Facebook:

Diktaturat, laike apo fetare qofshin, nisin nga sulmi mbi lirinë e shprehjes. Dhe të parët këtë sulm e nisin banditët. Kur banditët nuk kryejnë punë, futen në skenë milicitë e organizuara. Zhdukja e lirisë së shprehjes pastaj gradualisht shpie në zhdukjen e vetë lirisë së mendimit, sepse njeriu që nuk shprehet një ditë pushon së menduari. Në fund në skenë mbetet veç mendimi i Shefit të Madh, Vëllait të Madh, Timonierit të Madh, Udhëheqësit të Pagabueshëm, Duçes, Fyhrerit, Vozhdit, Sulltanit, Ajatollahut. Ky skenar është përsëritur kush e di sa herë gjatë historisë. Shmangia e tij varet nga lufta për lirinë e shprehjes. Nëse e humbim këtë luftë, kemi humbur gjithçka!


SHIKO VIDEON