Lajme

Latifi për paraqitjen e Ramës në KiE: Ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ky fjalim do mbahet mend si ndër më të fuqishmit në historinë e ligjërimit politik shqiptar, shkruan Gazeta Metro.

Kryeministri Rama, sot para Këshillit të Europës, ka shkaktuar të ‘tërmet’ në këtë organizatë përmes fjalimit të tij kundër raportit të Dick Marty.

E rreth paraqitjes së Ramës në KiE, ka pasur shumë personalitete nga jeta publike që e kanë vlerësuar lartë fjalimin e tij, ndërsa profesori i filozofisë, Blerim Latifi e ka cilësuar fjalimin e Ramës si një ndër më të të fuqishmit në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar.

Postimi i plotë:
Jam krejtësisht i bindur se fjalimi i sotëm i Edi Ramës në Këshillin e Europës do të mbahet mend si një ndër fjalimet më të fuqishme në krejt historinë e ligjërimit politik shqiptar.
Rroftë Shqypnia!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!