Lajme

Latifi: Mos e sulmoni Cakajn në gjuhë dhe logjikë, aty është i pathyeshëm!

Këshilltar i kryeparlamentarit, Kadri Veseli, Blerim Latifi ka reaguar pas një fushate në rrjetet sociale që ka nisur dje kundër Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Latifi i ka dalë në mbrojtje Cakajt, duke kërkuar që ai mos të sulmohet në gjuhë dhe logjikë, ngase pikërisht në atë pikë është i pathyeshëm, shkruan Reporteri.net.

“Mos e sulmoni Gent Cakajn në gjuhë dhe logjikë! Është i pathyeshëm aty. Do të turpnoheni si Murati i Dytë, para mureve të Krujës”, ka shkruar shkurt Latifi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?