Lajme

Latifi: Hoti nuk e ka kapitalin politik për ta kundërshtuar Thaçin

Profesori i filozofisë Blerim Latifi mendon se një qeveri e mundshme me në krye Avdullah Hotin do të përballet me probleme të shumta.

“Do të jetë qeveri që do të ketë shumë probleme marrë parasysh edhe ekonominë pas pandemisë”, thotë Latifi.

Sipas Latifit, Hoti po bëhet kryeministër në një kohë të ngarkuar, kur krerët e deritanishëm, Isa Mustafa kryetar i LDK’së nuk ndodhet në parlament, sikurse edhe Ramush Haradinaj, i pari i AAJ’së. Por kjo nuk vlen edhe për presidentin Hashim Thaçi.

“Me gjithë respektin por z.Hoti nuk e ka kapitalin politik për të kundërshtuar Thaçin”, thotë Latifi në emisionin Pressing në T7.

“Na pret një verë e nxehtë politike”, thekson Latifi.