E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

Lajmi më i mirë në dy javët e fundit/ Thuajse përgjysmohet numri i viktimave në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që do të thotë janë 525 viktima në 24 orët e fundit.



Rastet të reja janë 4591 duke e çuar në 91246 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 21815 dhe 3977 janë në gjendje kritike.

Ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 67807.

Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak. Ndonëse numri është i lartë, por nga shifrat që jemi mësuar të shikojmë në ditët e fundit kjo është shenjë e mirë pasi është dita e dytë radhazi që bie numri i vdekjeve.



LEXO EDHE:
Edhe 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë — u testuan 220 mostra