Lajme

Lajmi i mirë për Thaçin dhe të tjerët

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë të diel.

Në periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka aplikuar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?