Lajme

Lajmi i fundit: Vdes një vajzë 5-muajshe në QKUK

Policia ka njoftuar se ka vdekur një foshnje pesë muajshe, shtetase e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ajo ishte duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), transmeton Paparaci.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Mitrovicë 18.03.2023 – 13:30. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

LEXO EDHE:  Policia e ndalon “papi chulon” e Prishtinës