Lajme

Lajmi i fundit rreth nga Brukseli rreth bisedimeve Kosovë-Serbi

Delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel e ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje nëse e pranojnë draft dokumentin për zgjidhjen e çështjes së targave të automjeteve, e cila ka shkaktuar tension gjatë ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Negociatat pritet të vazhdojnë edhe nesër, më 30 shtator, shkruan REL.

Delegacioni serb udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

LEXO EDHE:  Viktimizohet Vuçiqi: Serbët e Kosovës u ngritën në veri kundër shtypjes së Kurtit

Më herët, shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është finalizuar një draft-dokument për zgjidhjen e çështjes së targave, me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo Beogradi ende nuk e ka dhënë pëlqimin.