Lajme

Lajmi i fundit rreth çmimeve të derivateve në Kosovë

Kohët e fundit, dukshëm, është shënuar rritja e çmimeve, në shumë produkte në vendin tonë.
Sa u përket derivateve, ato nuk është se kanë pësuar lëvizje të mëdha, porse pritet të ketë së shpejti.
Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se qytetarët e vendit edhe më tej po shërbehen me çmimet më të lira në vend.
“Çmimet i përcakton bursa dhe organizata prodhuese OPEC, ku reflekton edhe në Kosovë. Çmimet në Kosovë sillen kështu: dieseli 0.85 centë deri në 0.92 centë, benzina 0.87 deri në 0.95 centë”, ka thënë Berjani në një bisedë për IndeksOnlinen.