Lajme

Lajmi i fundit: Policia sulmohet me armë zjarri në Podujevë, kështu ndodhi ngjarja

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Podujevë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur nga personat të cilët sot ishin futur në terminalin doganor në Merdare, të armatosur për t’a plaçkitur një bankë.

Sipas po të njëjtave burime, personat e përfshirë në plaçitje kanë sulmuar policinë gjatë kohës kur po dilnin nga terminali doganor.

Ndërkohë, për këtë plaçkitje organet e hetuesisë ende nuk kanë arritur që t’i identifikojnë personat e përfshirë në këtë vepër penale./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?