Lajme

Plagosen 3 studente nga aksidenti

Gjurmët e aksidentit të një ditë më parë në Rrugën e Kombit, pranë fshatit Skuraj te Kurbinit janë ende te freskëta. Njolla gjaku, mbetje makinash dhe sende personale të viktimës dhe të plagosurve është ajo çfarë ka mbetur në vendin e asindetit, ku humbi jetën 52-vjeçari Agron Stojani dhe u plagosen 3 studente nga Ulëza. Këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë dhe pavarësisht plagëve të shumta që kanë marrë mësohet se e kanë kaluar rrezikun për jetën.

Duket se 52-vjeçari nuk e ka parë automjetin ku udhëtonin tre vajzat qe po lëvizte me shpejtësi më drejtim të Milotit, duke sjell edhe përplasjen e fortë.

Segmenti i Rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen është kthyer në një aks problematik përsa i përket aksidenteve rrugore. Gjatë 4 viteve të fundit numërohen dhjetëra aksidente me viktima dhe të plagosur, ndërsa shkaqet kryesore janë pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës. Ndërkohë policia rrugore ka shtuar prezencën e saj në këtë rrugë, duke vendosur masa të ashpra ndëshkimore ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, por kjo duket se nuk po jep ndikim në minimizimin e numrit të aksidenteve.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?