Lajme

LAJMI I FUNDIT: Plagos një vajzë dhe hedh një granatë në lokal

Një djalë ka plagosur me armë zjarri një vajzë paraditen e të shtunës në Vlorë. Autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa vajza është dërguar në spital për mjekim.

Sipas informacioneve paraprake që A2 CNN ka marrë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytet, ndërsa autori është nga Shkodra. Megjithatë, nuk ka ende detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes, apo identitetin e dy personave të përfshirë dhe lidhjen që kishin me njëri-tjetrin.

Sipas një kameriereje të lokalit, djali dhe vajza kishin lënë takim në lokal. Por autori e ka qëlluar sapo ka hyrë. Sipas dëshmisë së marrë nga A2 CNN, ai ka hedhur edhe një granatë, por që fatmirësisht nuk ka plasur.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?