Lajme

Lajmi i fundit për çështjen e vizave, deklarohet raportuesja për Kosovën në BE

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, më në fund ka ndalur ‘vajin’ me deklaratat e saj duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të Kosovës në lidhje se a duhet rrëzimi i Qeverisë apo formimi i një Qeverie të re, shkruan Gazeta Metro.

Eurodeputetja gjermane që akoma nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të ndihmuar Kosovën në ndonjë temë apo çështje, duket se tani e ka parë se partitë politike nuk e dëgjojnë.

Ajo ka vendosur të merret me çështjen e liberalizimit të vizave, çështje kjo që për kosovarët është bërë monotone dhe janë ngopur me premtime boshe të zyrtarëve të BE-së.

Von Cramon ka thënë sot diçka që e kanë thënë të gjithë, liberalizimi i vizave për kosovarët është dashur të ndodhë qysh moti.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë moti. Secili e di këtë gjë. Ajo ka shtuar Këshilli Evropian duhet t’ia japë dritën e gjelbër qeverisë në Kosovë rreth kësaj çështjeje të rëndësishme, “sa më shpejtë të jetë e mundur. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar”, ka shkruar ajo.