Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një i vdekur dhe dy të lënduar në Prizren

Një vetkasident ka ndodhur sot rreth orës 20:30 tek ura në hyrje të fshatit Gjonaj në Has të Prizren, ku një veturë ka rënë në lumin Dri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur, kurse dy të tjerë janë lënduar.

Sinjali gjithashtu ka mësuar se deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe alkoolit.

Burimet kanë njoftuar Sinjalin se të lënduarit janë transportuar për në spital, kurse trupi i pajetë i viktimës është ende në vendin e ngjarjes.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?