Lajme

Lajmi i fundit nga Ministria e Arsimit

Duke filluar nga kjo e premte, Ministri e Arsimit ka hapur konkurs për të gjithë nxënësit e komuniteteve jo shumicë, për të aplikuar për bursa.

Vendimi që parasheh ndarjen e 500 bursave me nga 300 euro për nxënësit e klasave 10-të, 11-të e 12-të, ka për synim përfshirjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin e mesëm të lartë në shkollat publike dhe sigurimin e iniciativave, përfshirë ndarjen e bursave për të reduktuar braktisjen e mësimit tek nxënësit e këtyre komuniteteve.

Një gjë të tillë po e mirëpresin vetë nxënësit, por edhe prindërit që po e shohin si lehtësim të madh këtë ndihmesë.

Edhe nga MASHTI theksuan se përkrahja për këtë kategori nuk do të mungojë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?