Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në Podujevë, ka të plagosur

Një gjuajtje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Podujevë.

Si pasojë, një person është plagosur në këtë rast.

Për lajmi.net rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 18:30, policia ka marrë një informatë për një plagosje me arme zjarri në rrugën”19 qershori” në Podujevë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.