Lajme

11 raste të reja me CoVID-19 dhe 2 të shëruar!

11 raste të reja me COVID-19, janë konfirmuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Sipas njoftimit, të infektuarit janë raste kontakti, 5 nga fshati Studime e Vushtrrisë, 3 raste nga qyteti i Prizrenit, 2 nga qyteti i Prishtinës dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj.

IKSHPK bëri të ditur poashtu se sot janë shëruar edhe 2 pacientë duke shtuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 657.

Sic bëhet e ditur në njoftim, vetëm gjatë ditës së sotme janë testuar 196 mostra ndërsa prej shfaqjes së pandemisë gjithsej 10 mijë e 130 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2.

Deri më tash në Kosovë janë infektuar me Koronavirus 895 persona ndërsa kanë vdekur 28 pacientë, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa në mbarë botën, deri më sot, janë raportuar afër 4 milionë 237 mijë raste të COVID-19 dhe mbi 286 mijë raste të vdekjes, njofton Worldometers./Objektiv/


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?