Lajme

Lajmërohet Xhavit Ukaj, ja çka thotë për ‘vërsuljen’ ndaj Vjosa Osmanit në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, u deklarua sonte për incidentin që ndodhi në Kuvend mes tij dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ukaj tha se krejt kjo filloi pas sipas tij, Osmani ia bëri me gisht, dhe ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin.

“Nuk ka qenë incident, diçka unë reagova pse po e lejon atë të LVV-së me ja dhënë fjalën edhe me ofendu zv kryeministrin. Ajo më bëri me gisht me tha ulu, ajo është tash përkrah VV-së”, tha Ukaj për Express.

“Nuk e kam meritu me ma bo me gisht, nuk duhet me ja bo deputetit me gisht. Ajo dihet qëndrimi i asaj, cdo gjë kundër LDK-së”, shtoi Ukaj.

Shiko videon e momentit kur deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i vërsulet Vjosa Osmanit:


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19