Lajme

Lajmërohet sërish Bislimi, ja çka thotë tash

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sërish ka folur për draftin final me të cilin është dakorduar pala kosovare, për të cilin thotë se pritet edhe dakordimi i palës serbe, që ende nuk po pranon çështjen sa i përket trajtimit të veturave me KM.

Ai ka thënë se shpreson që pala serbe të bindet për tekstin e marrëveshjes pa asnjë ndryshim.

Sipas Bislimit, në bazë të draftit final të dakorduar, KFOR-i më 2 tetor do të vendoset në vendkalimet në Jarinje e Bërnjak dhe atje do të qëndrojë për dy javë së paku e mund të largohet në rast se qetësohet tërësisht situata.

Postimi i plotë:

Sot përgjatë gjithë ditës, ekipi yne dhe ai i Serbise kishim takime bilaterale me z. Miroslav Lajçak, me synim gjetjen e një zgjidhjeje përmes së cilës do të qetësohej situata në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak dhe njëkohësisht Qeveria e Republikës së Kosovës të garantojë trajtimin e barabartë të qytetarëve të të dy vendeve në sferën e lëvizjes së lirë. Natyrsht se synimi primar i Republikës së Kosovës ka qenë dhe vazhdon të mbetet promovimi i lëvizjes së lirë, andaj edhe vendimi i fundit për përdorimin e tabelave të përkohshme ka qenë i imponuar nga padrejtësia dhjetëvjeqare e autoriteteve në Serbi kundrejt qytetarëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt apo nëpër territorin e Serbisë.

Ne jemi treguar të gatshëm që të mbështesim përpjekjet e përfaqësuesit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, zotit Lajçak drejt gjetjes së një zgjidhje të pranueshme dhe pas përfarimeve të vazhdueshme kemi arritur tek një draft final me të cilin pala kosovare jemi dakorduar