Lajme

Lajmërohet Milaim Zeka: Covid-19, ama teper mire jam. Humorin top!

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka ka dalur pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka thënë se ndihet teper mire me shëndet.

“Me Covid-19 , ama teper mire jam. Humorin top. Faleminderit Dr. Naim Kuqi, Dr Ajete Aliu Bejta, nuse Drenice. Shume e zonja ne profesion, ama ate dhe nusen time nuk po i kuptoje qysh mu martu ne Drenice”, ka shkruar Zeka.

Postimi i plotë i tij në facebook:

Me Covid-19 , ama teper mire jam. Humorin top. Faleminderit Dr. Naim Kuqi, Dr Ajete Aliu Bejta, nuse Drenice. Shume e zonja ne profesion, ama ate dhe nusen time nuk po i kuptoje qysh mu martu ne Drenice.

Faleminderit Dr. Shpetim Thaçi, nga “Olive”.

Krejte ne fund, faleminderit pronarit te “Olive”, Fatmir Sejdiut, nuk eshte ish presidenti. Faleminderit krejte personelit.

Faleminderit familjes time, sidomos nuses, se po te mos ishte urdheri i saj qe te beja kontrolle, ku ta di se ku do te perfundoja.

Faleminderit Kastriotit, komshiut tim ne katin e shtate, infermier, i cili po me rrin afer.

Faleminderit shume o Fisnik Thaçi, ty dhe krejte ekipes ne Radiologji, ne QKUK. Dr. Tjeter nuk ja mesova emrin.

Shume jeni te mrekullueshem.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?