Lajme

Lajmërohet Kadaj-Bujupi: Gazi lotsjellës në Kuvend ishte për ta mbrojtur Republikën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se është e pakuptimtë që të mos u lejohet kandidimi në zgjedhje për personat të cilët janë angazhuar në vetëmohim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Kadaj-Bujupi ka thënë se gazi lotsjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës, por për ta mbrojtur Kosovën nga Zajednica.

“Gazi lotsjellës në Kuvend nuk ishte kundër Kosovës – ishte për ta mbrojtur atë nga Zajednica. Gazi nuk ishte kundër njerëzve – ishte për t’i mbrojtur qytetarët nga pabarazia që krijohej me Zajednicen. Gazin nuk e kishim kundër institucioneve – ishte pikërisht për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës. Prandaj, edhe dënimi ishte me kusht. Sepse metoda ishte jo konvencionale, por qëllimi ishte politik. Mos lejimin e kandidimit të kujtdo që është angazhuar me vetëmohim për mbrojtjen e Republikës, e kam të vështirë ta kuptoj si mbrojtje e integritetit të institucionit. Në fakt është krejt e pakuptimtë”, shkruan ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?