Lajme

Lajmërohet Hoxhë Fatmir Latifaj nga Turqia, flet për gjendjen e tij shëndetësore

Hoxha i njohur nga Shipoli, Fatmir Latifaj është në gjendje jo të mirë shëndetësore ku edhe po trajtohet në Turqi.

Lidhur me këtë, ai tha se pas disa ekzaminimeve shtesë do të sqarohet detajisht gjendja e tij, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR OPINION

Vëllëzer dhe motra

Selam alejkum

Unë jam në Turqi për një ekzaminim të gjendjes time shendetësore rreth zemrës gjithësesi me rekomandim të kardiologëve tanë në Kosovë & Shqipëri, falë Zotit jo me urgjencë, kështuqë të gjithë dashamirëve të mi i’u siguroj që pas këtyre ekzaminimeve shtesë, do të sqarohet detajisht gjendja ime cili intervenim duhet te behet, kështuqe për cdo eventualitet do t’iu njoftoj me kohë in shaa Allah!

Iu deshiroj një ditë bukur

Allahu iu dashtë dhe iu ruajt!

Me respekt Fatmiri!

Ankara Turqi!