Lajme

Lajmërohet Abelard Tahiri, ka disa fjalë për angazhimin e tij politik

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri është lajmëruar prej se ofroj gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje nga posti që ai mbanë.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, Tahiri nuk ka folur asgjë rreth dorëheqjes së tij, por ka zgjedhur të tregoj përkushtimin e tij për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Kryefjala e angazhimit tim politik e institucional është fuqizimi i sundimit të ligjit dhe kontributi për një shtet dhe shoqëri moderne që udhëhiqet nga parimet më të ndritura të demokracisë dhe mundësive e trajtimit të barabartë për të gjithë. Sfidat janë evidente, mirëpo me përkushtim dhe dinamikë të shtuar do të shtojmë edhe rezultatet”, ka shkruar Tahiri, raporton FaktePlus.

LEXO EDHE:  Gjakovarit ia zënë pritën borxhlinjtë e djalit, e sulmojnë me mjete të forta

Ditë më parë Tahiri i kishte shprehur gatishmërinë shefit të tij në Qeveri Ramush Haradinaj që të jap dorëheqje, por PDK dhe kryetari i saj Kadri Veseli nuk kishin pranuar që ai të dorëhiqet.