Lajme

Lajm me rëndësi për pagesat për gratë lehona dhe fëmijë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, shkruan 02 press.

Sipas këtij njoftimi data e shpërndarjes së subvencioneve për lehonat është data 25 e çdo muaji.

Po ashtu edhe ndarja e subvencioneve për fëmijë do të bëhet në po të njejtën datë.

“Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji; Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji”, thuhet në njoftim.

Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?