Lajme

Lajm i rëndësishëm për nxënësit

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka kërkuar zbatimin e masave dhe rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë, duke thënë se mbarëvajtja e procesit mësimor në këtë periudhë varet nga të gjithë ne.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se mësimi ka nisur në të gjitha shkollat e vendit tonë dhe se janë bërë përgatitjet e duhura për të zbatuar masat kundër pandemisë.

“Por, nuk mjafton vetëm kaq. Ne, të gjithë së bashku, duhet t’i zbatojmë masat dhe rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, sepse kështu e ruajmë shëndetin e të gjithëve dhe sigurohemi që shkollat të presin nxënësit për çdo ditë dhe me orar të plotë. Mbarësi e suksese për të gjithë!”, shkruan Nagavci e cila gjatë ditës ka vizituar shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku ka përcjellë urimet për suksese në gjysmëvjetorin e dytë shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e stafin tjetër të përfshirë në procesin mësimor.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje