Lajme

Lajm i rëndësishëm për nxënësit nga ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se mësimi duhet të zhvillohet me prani fizike për cilësi më të mirë.

“Në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prezencë fizike dhe kjo kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë ne.”

Nagavci ka thënë se nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve

“Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me Covid-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune”.

Ajo i ka ftuar të gjithë që t’i respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

“Ju ftoj për kujdes të shtuar e respektim të masave mbrojtëse në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik e të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje