Lajme

Lajm i mirë: Tre persona shërohen nga koronavirusi në Vushtrri

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se sot janë shëruar tre persona nga koronavirusi në këtë komune, transmeton Gazeta Metro.

Meholli lajmin e mirë e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, ai ka shkruar se tre persona nga fshati Studime e Vushtrrisë tashmë tre pacientët e infektuar janë shëruar.

“3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht”, ka shkruar ai.

Aktualisht nga qyteti i Vushtrrisë janë 7 raste pozitiv me koronavirus.

Postimi i plotë:

Edhe një lajm i mirë sot!

3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht🙏

Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronavirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.

Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.
Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH.

Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin!./gazetametro.net

Edhe një lajm i mirë sot!3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar më parë me Covid 19, janë shëruar…

Julkaissut Sylejman Meholli Sunnuntaina 12. huhtikuuta 2020


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?