Lajme

Lajm i mirë, shërohen edhe katër pacientë me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se katër persona të cilët ishin prekur nga virusi Covid-19, janë shëruar.



Vitia siguroi se katër pacient janë konfirmuar zyrtarëisht të shëruar nga koronavirusi, pasi që atyre iu bë dy herë testimi.

Vitia falënderoi stafin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) për punën e tyre të jashtëzakonshme.

“Katër pacientë të shëruar.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.



Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.❤️👏

T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë🙏

Qëndroni në shtëpi
Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP
Bashkë do t’ia dalim



Ju faleminderit për bashkëpunimin!👏👏👏”, shkroi Vitia.

Deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 108 raste të konfirmuara me koronavirus, një nga të cilët ka vdekur dhe pesë të tjerë janë shëruar.