Lajme

Lajm i mirë: Shërohen edhe 201 persona nga koronavirusi në Kosovë

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit 13 persona kanë ndërruar jetë.

Janë konfirmuar 225 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë shëruar 201 pacientë, raporton Gazeta Sinjali.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.


SHIKO VIDEON