Lajme

Lajm i mirë për vendin / Ja kur votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi i Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike të premten është një lajm i mirë për vendin, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Postimi:

Pas një vonese të gjatë, mirëpres dakordimin e forcave politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi.

Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë.

Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes.

Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë.

RH


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?