Lajme

Lajm i mirë: Pas një beteje të gjatë me Covid-19, polici i rikthehet familjes

Covid-19 ka më shumë se gjashtë muaj që është bërë pjesë e përditshmërisë sonë, numri i të infektuarve ka shkuar mbi 13 mijë.

E ky virus ka prekur çdo kategori, përfshirë edhe ata që vënë në rrezik jetën e tyre për sigurinë tonë, policinë.

Por, një lajm i mirë vjen nga Podujeva, transmeton Indeksonline.

Pas një lufte të gjatë me COVID-19, është shëruar polici Rafet Dervisholli, i njëjti i është rikthyer sot familjes së tij.

Ndërsa së shpejti pritet t’i kthehet edhe detyrës së tij dhe jetës normale.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?