Lajme

Lajm i mirë: Nga 1 tetori hapet aplikimi për shtesa edhe për fëmijët e lindur nga viti 2011

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka njoftuar se këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluan skemën e shtesave për fëmijë dhe shtesave për lehona. “Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë më tej theksoi se rishtazi hapën aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapin edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Sipas tij kështu, gradualisht po zgjerohet skema e shtesave drejt synimit të Qeverisë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare.

LEXO EDHE:  Dyshohet se u vra nga kolegu i punës, flet familjari i viktimës në Malishevë: Kanë punuar bashkë qe më shumë se 10 vite

“Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë”, theksoi kryeministri.

Kurti më tej tha se janë të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, ku premtoi se do të vazhdojnë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.