Lajme

Lajm i mirë, ja çka do të ndodh me kufizimin e lëvizjes nga nesër

Nga nesër pritet të ketë lehtësim të masave kundër koronavirusit në Kosovë.

Lehtësimi i masave vjen me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pritet të bëhet publik në një konferencë për media në kryeministri e cila do të mbahet në ora 17:30, ka mësuar Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar se rishikimi ka të bëj me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, si dhe heqja e disa masave tjera.

Lehtësimi i masave vjen pas vendimit të MSH-së për rishikimin e fazës së dytë e cila ka filluar më 18 maj. Rishikimi ishte paralajmëruar edhe më herët nga kjo ministri.

Kujtojmë se ditën e djeshme nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19, pas 73 ditësh kur ka filluar pandemia zyrtarisht në Kosovë. Deri më tani janë të konfirmuar 1032 raste pozitiv, 789 të shëruar dhe të paktën 29 persona të vdekur me Covid-19.