Lajm i mirë: Gjendet i gjallë i riu nga Hajvalia që u shpall i zhdukur
Argetim Buzuku, 23-vjeçar nga Hajvalia, ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij pasi që nga dita e premtë nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Mbrëmjen e 5 qershorit, u raportua se 23-vjeçari është gjetur shëndoshë e mirë.
Lajmi është bërë i ditur në faqen “Hajvalia”, ku shkruan se i riu është gjetur në qytetin e Klinës.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, tani Argetimi gjendet nën shoqërim të policisë dhe është nisur për shërbime shëndetësore.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e mirë.
LAJM I MIRË: Gjindet Argetim Buzuku, shëndosh e mirë! 🙏❤️Është gjetur në Klinë i riu nga Hajvalia, Argetim Buzuku, pas…