Lajme

Lajm i mirë: Bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 48 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 2 mijë e 288 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 5 persona nga COVID-19

Deri tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 108 mijë e 513.

2 mijë e 266 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 02 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.288 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665.

Në total numri i rasteve aktive është 582.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?