Lajme

Lajm i mirë/ 39 pacientë u shëruan sot nga koronavirusi

Sot në vendin tonë janë shëruar 39 pacientë nga koronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1,108.

“Nga data 08 shkurt deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu sonte me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 52 raste pozitive.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?