Lajme

Lajm i madh, ky është emri i ri që po i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

Edhe një emër i madh do të i bashkohet Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll po tregon sukses në arenën ndërkombëtare.

Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi zviceran Bernard Challamdes, nuk ka pësuar humbje në 14-të ndeshjet e fundit, duke thyer rekord dhe duke u bërë skuadra e vetme që ka pësuar kaq pak humbje në Evropë.

Tashmë futbollistët shqiptarë që po bëjnë karrierë në Evropë, nuk po hezitojnë t’i bashkohen Kosovës.

Sulmuesi Florian Kamberi mund t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Futbollisti luan me sukses ne Premiershipin e Skocisë me ekipin Hibernian, ndërsa e ka përfaqësuar edhe Zvicrën në ekipin U-21.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19