Lajme

LAJM I FUNDIT: Burri rrah infermieren

Policia në Kanada ka shpallur në kërkim një burrë i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht një infermiere e cila ka vaksinuar gruan e tij kundër koronavirusit, pa pëlqimin e tij.

Ai fillimisht i kishte bërtitur infermieres e më pas e kishte goditur.

Në një deklarim, një zëdhënës i policisë ka deklaruar se burri ishte tronditur pse gruaja e tij ishte vaksinuar “pa autorizimin e tij”.

Kujtojme se protestat kundër vaksinimit në Kanada u intensifikuan përpara zgjedhjeve federale të kësaj jave.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?