Lajme

Lajçi: Presidenti Rugova më mori për fushatë në Llap, Veliu më ndaloi të dalë në skenë!

Aktori i mirënjohur kosovar, Çun Lajçi ka rrëfyer për përvojen e tij të hidhur me Agim Veliun e LDK-së.

Lajçi e përshkruan atë si hijerandë, larg engjullit e gjeniut.  

Aktori në fjalë ka treguar se sin ë vitin 2002, ish- presidenti hitorik Ibrahim Rugova e kishte caktuar atë për të recituar një poezi.

Por, ishte Agim Veliu ai i cili e ndaloi atë të dalë në skenë, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Po Isa Mustafa

I shkrova Albinit, për veprimin e tij ( që ty po të duket i njianshëm) për Agimin, dhe e luta që për hirë të situatës me virusin, ta tërheq vendimin, e t’vazdoni ta menagjoni situatën.

Por, sonte u lexua letra jote e re, nji ultimatum për Albinin:

“Ta ktheni Agimin e ta heqni taksen”

Po Isë

Taksën e përbiva, por Agimin jo! Ai asht i randë n’vagë e hijerandë n’parti! Por larg engjullit e gjeniut, që t’mos zavëndësohet, përveç, nëse s’ta ka nxanë bishtin me derë ty, e shumë të tjerve aty!

A din pse po ta them këtë?

Sepse me 2002-tën, erdha me eskortën e Ibrahim Rugovës n’Podujevë, n’fushatën zgjedhore, i caktuem nga vet Ibra, me recitua poezinë
” Kokën lartë shqiptari im” e Vjollca Buçaj me këndua.

Dhe çka ndodhi?

– Ti nuk del n’skenë, m’tha organizatori. Agim Veliu m’tha kështu!

Vjollca Buçaj, u tmerua.

– A jeni n’mend i tha? Rugova e ka caktua?
N’Obiliq i recitoi Presidentit dhe n’eskortën e tij erdhi këtu!

– Këtu recitojnë ata që thotë Agimi, ia ktheu!
Mua m’erdhi keq me ia thanë Rugovës, sepse s’deshta me ia prishë fushatën, dhe n’këmishë e klinda ( siç kisha ardhë nga Obiliqi) u ktheva me autobus n’Prishtinë!

Po Isë, po!

Për herë t’parë po deklaroj, kush asht Agimi, për t’cilin ti po e prishë kualicionin, n’kohën e vdekjeve!

A s’asht ma shumë se marre Isa Mustafa!

Dardani, 20.03.2020

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?