Lajme

Lajcak tregon temën e bisedimeve nesër në Bruksel: Vucic e Hoti janë pajtuar për të

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë se në takimin e nesërm, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë, transmeton Gazeta Metro.

Lajcak përmes një postimi në Twitter shkroi se presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti kanë rënë dakord që ekipi negociator të ndjek këto tema.

“Presidenti Vuçiq e Kryeministri Hoti janë pajtuar që ekipi negociator t’i ndjekë marrëveshjet për pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë. Të dyja temat janë shumë komplekse, për këtë arsye nesër do të diskutojmë për pretendimet financiare dhe aranzhimin për komunitetin jo shumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajcak.

Në opinionin publik kosovar ka reagime të ashpra rreth temës së nesërme, si nga partitë opozitare dhe nga vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që i vlerësoi bisedimet e nesërme si të rrezikshme.