Lajme

Lajcak më i ashpër se kurrë: Nëse nuk i besoni BE’së për viza, shkoni diku tjetër

Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq, ka treguar një moment kur përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i kishte dhënë atij përgjigje kur e pyeti nëse shtetet e Ballkanit duhet t’i besojnë në lidhje me liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Metro.

Behariq, përmes një postimi në Twitter tregoi se Lajcak në mënyrë arrogante i kishte dhënë përgjigjen: ‘’Nëse nuk i besoni BE’së, shkoni diku tjetër’’.

Lajcak ishte pyetur nëse Maqedonia e Veriut duhet t’i besojë BE’së për negociatat për anëtarësim, duke pasur parasysh se kanë dështuar në rrugën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajcaku, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Kosova ka vite të tëra që është në pritje të liberalizimit të vizave, premtim ky që është dhënë herë pas herë nga përfaqësuesit e BE’së, duke thënë se janë përmbushur kriteret dhe kjo do ndodhë në një afat të shkurtër kohor, derisa ende nuk ka ndodhur.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?