Lajme

Labinot Tahiri pyet me ironi se a do të gjykohen një ditë edhe lidershipi i Ukrainës siç po gjykohen krerët e UÇK-së

Ish-deputeti Labinot Tahiri ka postuar në Facebook në lidhje me luftën në Ukrainë dhe ka bërë një analogji me luftën për liri që është zhvilluar në Kosovë. Tahiri ka komentuar akuzat që janë ngritur ndaj krerëve të UÇK-së duke thënë me ironi se një ditë edhe vullnetarët në Ukrainë mund të përballen me këtë problem.

“A do të shkojnë edhe vëllëzërit e Ukrainës nesër në ndonjë Gjykatë ndërkombëtare, sikurse kjo e Hagës, pasiqë po e mbrojnë vendin e tyre nga Rusia? E gjithë bota e din mirë që Rusia është pushtuese në Ukrainë, njëlloj sikurse dikur Serbia në Kosovë!”, ka shkruar Labi.

Ai ka pyetur se ku do të shkojnë boksierët e njohur ndërkombëtar që dolën vullnetarë për të luftar për vendin e tyre i cili u sulmua nga agresorët rusë. Tahiri po ashtu ka shtuar se pse në shtete tjera demokratike në botë boksierët, aktorët e të tjerët mund të bëhen kryetarë të komunave ndërsa në Kosovë jo.

“Kur të mbarojë lufta atje, ku do shkojnë këta boksera? A do të quhen heronjë apo do t’i urrejë Ukraina si ne (disa njerëz në aspektin politik), që i “urrejmë” çlirimtarët tanë? Përse një bokser, aktor, e çfarëdo qoftë në Ukrainë, qenka e mundur të bëhet Kryetar komune, Kryetar shteti, e edhe Hero,kurse te ne nuk mundet?”, shton Labi.

Këngëtari i njohur ka bërë një pyetje të përgjithshme se nga kush po akuzohen ish-liderët e UÇK-së në Hagë, pasi që ata janë heronj dhe nuk kanë shkuar në Beograd të sulmojnë por kanë mbrojtur atdheun e tyre. Pastaj ai ka ngritur një parashikim duke thënë se në të ardhmen vendi do të përçahet për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sikur është përçarë për Ibrahim Rugovën, Ramush Haradinajn, Adem Demaqin dhe Hashim Thaçin.

“Më thuani: Pse janë çlirimtarët tanë atje në Hagë? Nga kush po mbahen dhe po akuzohen? Neve e dim shumë mirë që këta heronjë të gjallë nga fshatrat dhe qytetet e Kosovës sonë kreshnike, nuk kanë shkuar në Beogradin e dikurshëm të sulmojnë, por e kanë mbrojtur atdheun e tyre, popullin e tyre, shqiptarët e Kosovës, njëlloj sikurse këta të famshmit që mediat po shkruajnë gjithë ditën për ta sot! Eh Kosova jonë e dashur… e manipuluar mirë dhe mjeshtërisht e përqarë, duke i urryer njerëzit tanë e të huajt duke i dashtë ama me zor për kapuq të madh!!! Shumë shpejtë do të ndodhë që; Sikurse që e keni sharë e përqarë popullin për: Rugovën, Demaqin, Thaçin e Haradinajn, ashtu nesër do t’a përqani vendin edhe për Vjosën e Albinin…”, ka përfunduar ai./Gazeta Express/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje